Covid-19: Më i riu 45 vjeçar, kjo ishte mosha e nëntë tjerë të vdekurve

Lajme

Covid-19: Më i riu 45 vjeçar, kjo ishte mosha e nëntë tjerë të vdekurve

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:22
Ilustrim

10 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, njofton IKSHPK.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat