Vuçiq paralajmëron fillimin e autostradës Jarinje-Mitrovicë – reagojnë nga Kosova

Lajme

Vuçiq paralajmëron fillimin e autostradës Jarinje-Mitrovicë – reagojnë nga Kosova

Nga: F.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 08:57
Aleksandar Vuçiq

Beogradi zyrtar nuk mund të kryejë asnjë punë në rrugën Mitrovicë – Jarinje është përgjigja që Qeveria e Kosovës i ka dhënë paralajmërimit të Vuçiq se brenda muajit do nisin punimet në segmentin Jarinje-Mitrovicë, kjo rrugë dhe rrugët tjera regjionale janë përgjegjësi e Kosovës, çdo aksion në lidhje me këtë është i papranueshëm për Republikën e Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Qeveria e Kosovës kështu ka reaguar në deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiq se së shpejti do nisin punimet në ndërtimin e kësaj rruge.

"Rruga Jarinje – Mitrovicë është rrugë regjionale e Republikës së Kosovës. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të përkujdeset për atë segment sikurse edhe rrugët tjera regjionale në territorin e Republikës. Jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale të asaj rruge dhe nevojës potenciale për investim. Deklaratat e këtilla të Serbisë janë pakuptim dhe çdo aksion në lidhje me këtë është e papranueshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Vuçiq këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e autostradës te Pozhega, ku paralajmëroi vazhdimin e ndërtimit të rrugëve magjistrale e rajonale, ndër të cilat përmendi edhe rrugën Jarinje – Mitrovicë, ku sipas tij punimet do nisin brenda muajit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat