Janjiç për dialogun: Kurti do të veprojë ndryshe nga Hoti, do të shohim drama të reja

Lajme

Janjiç për dialogun: Kurti do të veprojë ndryshe nga Hoti, do të shohim drama të reja

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:26
Dushan Janjiç

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiç, është pesimist sa i përket të ardhmes së dialogut.

“Palët nuk janë të përgatitura për dialog dhe nuk e kanë mendjen aty. Për të dyja palët nuk duket momenti i duhur për dialog. Unë nuk praj asnjë rezultat konkret mes Kosovës dhe Serbisë në dialog”, ka deklaruar Dushan Janjiç.

Analisti serb pozicionin e Albin Kurtit e sheh ndryshe nga ai i paraardhësit të tij.

“Kurti do të veprojë ndryshe nga Hoti. Ai do të vendos reciprocitet ndaj palës serbe. Ai dëshiron të vendos filozofinë e tij në dialog, prandaj mund të shohim drama të reja”, tha ai.

Sipas Janjiç situata aktuale sa i përket dialogut po i konvenon presidentit të Serbisë, Vuçiq.

“Aleksandar Vuçiq po e preferon këtë status-quo. Ai po pret zgjedhjet e reja presidenciale dhe më pas ato parlamentare. Vuçiq do të thotë në Bruksel se nuk është momenti i duhur për marrëveshje. Ai do të tentojë të blejë kohë deri në vitin tjetër”.

Analisti thotë se Bajdeni me përmendjen e kompromisit në letrën e tij ka nënkuptuar marrëveshjen përfundimtare me njohe reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat