Nesër varroset 24-vjeçari që vdiq në aksidentin që tronditi Kosovën

Lajme

Nesër varroset 24-vjeçari që vdiq në aksidentin që tronditi Kosovën

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:44
Florjan Gjergjaj

Dje një aksident me fatalitet la të vdekur një 24-vjeçar në rrugën Pejë–Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.

Viktima është Florjan Gjergjaj, 24 vjeç, i cili do të varroset nesër në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël të Klinës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain e tij.

Ndryshe, dje ka ndodhur edhe një aksident tjetër tragjik me 4 të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat