Çmenden mediat serbe: Ja si raportojnë pas fitorës së Distria Krasniqit

Lajme

Çmenden mediat serbe: Ja si raportojnë pas fitorës së Distria Krasniqit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:13
Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur që të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Pas kësaj, u intonua himni i Kosovës, derisa flamuri kosovar u ngrit më së larti.

Mediat serbe ndërkohë, i janë referuar shtetit tonë si “E ashtuquajtura Kosovë”, derisa raportuan për këtë fitore të madhe.

B92 është mediumi i cili ka raportuar se pas Majlinda Krasniqit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione olimpike nga Kosova.

“E ashtuquajturi Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli i këtij mediumi.

Ndryshe, Distria Krasniqi që ka e ka ngritur në piedestal Kosovën në Tokio aty ku janë mbledhur ajka e sportistëve të botës, por ja që Kosova është mbi të gjithë.

Krasniqi që garon deri 48 kilogramë në, në finale e ka mposhtur xhudisten japoneze Funa Tonaki.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat