Selim Pacolli pret një delegacion turk – ky ishte qëllimi i takimit

Lajme

Selim Pacolli pret një delegacion turk – ky ishte qëllimi i takimit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:59
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka pritut sot në një takim kryetarin e komunës së Bursës së Turqisë, ambasadorin turk në Kosovë dhe përfaqësues të parlamentit të  Bursës.

Kështu ka njoftuar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka treguar qëllimin e këtij takimi.

Sipas tij, aty u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të dy komunave.

Postimi i plotë:

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Selim Pacolli ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuna e Bursës së Turqisë, respektivisht kryetarin e kësaj Komune, z. Alinur Aktaş, të shoqëruar nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar si dhe përfaqësues të Parlamentit turk nga Bursa.

Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave duke ri-konfirmuar marrëveshjen e vitit 2011, si dhe duke vazhduar punën në avancimin e shkollave profesionale, menaxhimit të hapësirave publike, këmbimin kulturor, etj.

#prishtina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat