Fotografi takon pas 22 vitesh vajzën që e kishe fotografuar në luftë duke qarë

Lajme

Fotografi takon pas 22 vitesh vajzën që e kishe fotografuar në luftë duke qarë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:31
Pamje nga takimi i tyre

Fotografi Hazir Reka ka pranuar dhuratë një fotografi që e ka realizuar gjatë luftës në Kosovë.

Këtë dhuratë ia ka bërë vet protagonistja e imazhit prekës, atëherë një vajzë e re e cila kishte përjetuar tmerrin e luftës.

22 vite pasi është shkrepur fotografia, ajo ka falënderuar fotografin Reka për kontributin e tij.

Kështu ka bërë të ditur vet fotografi Hazir Reka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka takuar protagonisten e fotografisë, Vjollca Qerimi-Hysenin ndërkaq ka pranuar fotografinë në kornizë me fjalët falënderuese për të. 

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat