Grushtin përfundimtar sundimtarët tanë, do ta marrin në zgjedhjet lokale të tetorit

Lajme

Grushtin përfundimtar sundimtarët tanë, do ta marrin në zgjedhjet lokale të tetorit

Nga: A.Z Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shumë zgjodhën rrugën për tu pasuruar në kurriz të popullit të varfër, madje këta që kullotën pushtetin për 21 vite nuk u treguan ambicioz për asgjë.

Mulliqi shtoi se erdhi koha e ndëshkimit të një klase politike, u ndëshkuan nga klasa e re politike në zgjedhjet e vitit të kaluar, përcjell “Bota sot”.

Tutje ai ka theksuar se për të ardhmen e popullit nuk guxojm t’i përsërisim gabimet nga e kaluara, sepse një rënie tjetër do të ishte e dhimbshme për të gjithë, andaj tani është koha të marrim frymë më lirshëm.

Postimi i plotë:

Garnitura e vjetër politike, pa politikë, sipas të gjitha gjasave shumë do të ishin munduar për të siguruar një kore bukë, në ndonjë puntori. Por jo, se shumë patën fat me inkuadrimin e tyre në pushtetin e pasluftës. Në fakt zgjodhën rrugën për tu pasuruar në kurriz të popullit me të varfër në Evropë!

Këta njerëz të cilët e kullotën pushtetin për 21 vite nuk u treguan ambicioz për asgjë, veç përfitimit personal. Ardhja e tyre në pushtet për një kohë të gjatë ishte fatkeqësi e madhe, se i la qytetarët dhe Kosovën pa shpresa. Kështu funksionojë Kosova nga sundimtarët tanë të cilët zgjodhën metodat më të ndyta për të mbetur në pushtet. Për fatin tonë erdhi edhe koha e ndëshkimit të një klase politike e cila do të mbahet gjatë në mend për të keq. U ndëshkuan nga klasa e re politike me zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar.

Ikën nga pushteti duke lënë dëme të mëdha mbrapa. Dhashtë Zoti të ikin përgjithmonë së bashku me ideologjinë e tyre komuniste. Unë besojë shumë, por edhe shumica në Kosovë, se grushtin përfundimtar gjunjëzues apolitik do ta marrin në zgjedhjet lokale të tetorit. Shumë iu kemi besuar qorrazi vallës së tyre politike e cila na bëri vendin më të izoluar dhe më të varfër në Evropë. Për të ardhmën e popullit nuk guxojmë t’i përserisim gabimet nga e kaluara.

Kjo nuk ishte dashur t’i ndodhë Kosovës. Një rënie tjetër përtoke do të ishte tepër e dhimbshme për të gjithë neve. Nuk guxojmë të lejojmë të shëndrrohemi në kufoma të askujt! Sigurishtë se tash ekziston një vetëdije e re. Është koha që të marrin frymë më lirshëm.

Padituria është shkakatare e turpit e lidhur ngushtë me jo tolerancën dhe arrogancën. Koha bashkohore kërkon klasë politike kualitative në mbarë sistemin shoqëror dhe politikë të vendit. Nuk i duhet Kosovës padituria dhe jo kultura. Të arsimuarit dhe të përgatiturit do të duhej të janë bartësit e proceseve demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat