“Nuk ia doli Baca Ismet betejës e thojsha t'kish pasë vaksinë..”, sopranoja tregon përjetimet e saj me CoVID-19

Lajme

“Nuk ia doli Baca Ismet betejës e thojsha t'kish pasë vaksinë..”, sopranoja tregon përjetimet e saj me CoVID-19

Nga: M.L. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:17
Arta Jashari

Arta Jashari, soprano në Filharmoninë e Kosovës, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ka treguar përvojën e familjes dhe rrethit të saj me virusin CoVID-19.

Ajo ka kujtuar kujdesin që ia kishte bërë  fqinjit të saj, kur ishte i prekur me Koronavirus, e i cili më pas edhe humbi jetën. Ngjarja kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Ajo tregon se i ka mbetur merak fakti që atë kohë nuk ishte zbuluar ende vaksina kundër CoVID-19.

Andaj, për Jasharin sot është e pabesueshme që ka njerëz që hezitojnë ta marrin vaksinën.

Ky është tregimi i saj:

"Në janar të këtij viti pata marr thirrjen prej fqinjëve tanë të moshuar se ishte infektuar me covid19 baca Ismet dhe të gjithë fëmijet i kishte jashtë vendit. Atëkohë isha veç unë me të. Pata dalë prej provës në Filharmoni, shpesh ka ndodhë, i pata vesh rrobat e shkojsha me orë tana në spital me u kujdes. Me pyeti babi: Arta ku je? Dhe ia pata dërgu këtë foto ku isha. Pa fuqi me e shpëtua njeriun që na sillte 1 muaj rresht bukën të dera e shpisë kur ishte babi me një kambë në vorr atë kohë. Nuk ia doli Baca Ismet betejës e thojsha t'kish pasë vaksinë, ish kthye në shpi qysh i premtova. Nuk po du me besua që ka njerz që e kanë provua këtë moment edhe nuk VAKSINOHEN. A e dini o njerëz çfarë beteje është? Ju lutem mos besoni në thashetheme se po bohet shumë vonë !!!!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat