Kryetarit të Ferizajt i vdes babai

Lajme

Kryetarit të Ferizajt i vdes babai

Nga: M.L. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:02
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se ka vdekur babai i tij, Muharrem Aliu.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai i ka dhënë lamtumirën babait të tij duke ia përkujtuar veprimtarinë e tij politike e atdhetare.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, Babuqi im!

Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë!

Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet ndoqe e na trasove ne, familjes tënde, ishe i pandalshëm edhe në acaret më të mëdha, edhe në vapën më përcëlluese që ne, fëmijëve tu e familjes, mos t'i mungonte asgjë.

Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Babë, unë djali yt dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sonte. Ne mësuam nga ti, të punojmë e jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Atje lartë në qiell, shohim sytë e tu që na shohin gjithnjë, edhe nga lartë kemi kujdesin tënd. I parajsës është shpirti yt i bardhë e vepra që na le pas ne, familjes tënde, si kujtimi më i shtrenjtë që ta përcjellim ndër breza.

Bashkëqytetarë, miq, familjarë, nesër në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj, i japim lamtumirën e fundit babait tim, Muharrem Aliu.

 

Lamtumirë, Babuqi im! Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë! Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet...

Posted by Agim Aliu on Friday, August 27, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat