Tri porositë kyçe të Merkel, çfarë tregojnë për Serbinë

Lajme

Tri porositë kyçe të Merkel, çfarë tregojnë për Serbinë

Nga: F.B Më: 15 shtator 2021 Në ora: 09:30
Angela Merkel dhe Aleksandër Vuçiq

Porositë që kancelarja gjermane dërgoi gjatë qëndrimit në Beograd para së gjithave rreth Kosovës, perspektivës evropiane të Serbisë dhe përparimit ekonomik, janë shenjë e mirë se Berlini zyrtar dhe pasardhësit e saj nuk do bëjnë politikë agresive ndaj Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Merkel pas bisedës me Vuçiq nuk tha decidiv se Serbia duhet të njoh Kosovën, sikurse nuk përmendi edhe qëndrimin e njohur të Gjermanisë se për Gjermaninë ajo është shtet i pavarur dhe tregim i kryer. Përkundrazi nënvizoi se angazhohet për hartën e zgjidhjes së çështjeve të hapura mes palëve dhe statusi vjen në fund të procesit.

Ajo shprehu përkushtimin për vendet e Ballkanit dhe futjen e tyre në BE, sikurse që Bruksel duhet kuptojë frustrimin për rrugën e ngadalësuar të anëtarësimit, duke lavdëruar për fushën e ekonomike dhe mbështetur zhvillimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Merkel pas Beogradit qëndroi edhe në Tiranë ku takoi kryeministrat e vendeve të Ballkanit, ndërsa Vuçiq pas takimi tha se përherë mëson nga kancelaria Merkel.

“Jam krenar për atë që foli pas takimit dhe raportin e respektimit të ndërsjellë të Gjermanisë ndaj Serbisë së vogël, kjo është nxitje për vazhdimin e punës dhe sukseseve”, tha ai.

Bisedues të "Novosti" thonë se nuk ka dyshim se porositë e Merkel janë pozitive, kështu analisti politik Predrag Rajiç vëren dallime në qëndrimin gjerman për Kosovën.

“Duket se ka zbutje të qëndrimit gjerman, që besojë se është fal angazhimit të palodhshëm të Vuçiq dhe afrimit të qëndrimeve mes Berlinit e Beogradit. Një nga momentet kyçe mund të jetë iniciativa ‘Ballkani i hapur’, që është tregues se Serbia në dekadën e fundit është lider në regjion. Merkel po ashtu porositi se do përshpejtohet rruga jonë evropiane dhe nuk do ketë shantazhe si deri tash”, tha Rajiç.

Analisti Dragomir Angjelkoviç tha se është gjë e madhe që arritëm që “Merkel e Gjermania nuk është shumë kundër nesh":

“Kjo mundëson zhvillim ekonomik, ndërsa rreth Kosovës edhe Sprska nuk ka presion nga Berlini. Kjo hap mundësi për kompromis. Nuk duhet pritur që Gjermania të mbajë anën tonë, por kjo është hap krahasuar me vitet e kaluar. Merkel ju sugjeron pasardhësve raport të balancuar dhe Prishtinës se mos të pres mbështetje për qëndrim radikal”.

Edhe lider tjerë në regjion si Komshiq pranuan s porositë e Merkel janë në shenjë mbështetje për Vuçiq dhe kjo për te është “shenjë e keqe”, sepse është e papranueshme që nga “Serbia të bëhet pronar në Ballkan".

Kryeministrja Bërnabiç që ishte në Tiranë në takimin me kryeministrat e vendeve të Ballkanit tha se Serbia dëshiron regjion të ndërlidhur edhe stabil me perspektivë për të rinjtë.

Merkel që u nderua me “Yllin e falënderimit” nga Rama deklaroi se “për Gjermaninë është me interes anëtarësimi i 6 vendeve të Ballkanit në BE, por bashkëpunimi regjional është diçka tjetër dhe mbështetet secili bashkëpunim i vendeve të regjionit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat