Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 shqiptarë nga Kosova hoqën dorë nga shtetësia

Lajme

Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 shqiptarë nga Kosova hoqën dorë nga shtetësia

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën me shtetësi gjermane dhe austriake.

Pak nga ta kthejnë kokën, e qëllim kishin të hynë në aeroplan.

Kështu përmes aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari shumë mërgimtarë vendosin ta lënë vendin.

Mes tyre, ka edhe qytetarë të cilët kanë vendosur që pos largimit të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetësinë nga Kosova e kanë braktisur për këta 9 muaj më shumë se 3000 qytetarë.

Shumica këtë e bënë për të fituar shtetësinë gjermane.

Por këtë çështje shumë shqetësuese po e shohin njohësit e kësaj fushe.

Arbnor Mjeku nga Instituti Gambit thotë se kjo është shifër e lartë.

Megjithatë, sipas Mjekut, pandemia ka ndikuar të ketë një numër të tillë heqje dorë nga shtetësia, sepse shifrat do të ishin edhe më të larta.

Por ai thotë se ky numër është prapë mbetet i vogël me vitet paraprake për shkak të pandemisë.

Mjeku tregon edhe arsyet se pse qytetarët e Kosovës po heqin dorë nga shtetësia për këto vende.

Ndërkohë brenda 4 viteve të fundit dorë nga shtetësia kane hequr mbi 20 mijë persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat