“Vizita e ambasadorit rus në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it”

Lajme

“Vizita e ambasadorit rus në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it”

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:23
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnovic, ka thënë se prania e ambasadorit rus në pikën kufitare në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it dhe NATO-s.

Videnovic ka thënë se detyrë e KFOR-it dhe NATO-s është po ashtu që të kujdeset për serbët që janë qytetarë të Kosovës.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinje përveç si një shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilit është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Image

Ndryshe, Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, nga afër kufirit të Kosovës me Serbinë, shprehu mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Serbisë karshi zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese”, tha ambasadori rus, raportojnë mediat serbe.

Bocan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhej situata.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën në veri bie mbi institucionet e Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat