Pas shqiponjës, ja çfarë simboli bënë miset nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia

Lajme

Pas shqiponjës, ja çfarë simboli bënë miset nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia

Nga: F.B Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:21
Valentina Petroviç, Besa Çitaku, Frontina Gashi

Mediet serbe, pas jehonës së madhe dhe komentimeve të ndryshme të fotografisë së djeshme ku vajzat përfaqësuese nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia me duar simbolizuan shqipen dy krenare, gjest ky që u kritikua edhe u quajt skandaloz, kanë publikuar një foto, ku tri nga katër ato vajzat kanë bërë simbolin e preferuar serb me tre gishta.

Lajmi është publikuar në portalin “Kosovo-online”, ku thuhet se pas stuhisë së kritikës dhe komentimeve të ndryshme drejtuar përfaqësueses serbe në Miss Interkontinental, Valentina Petroviç, për bërjen e shqiponjës me duar, ajo ka publikuar një foto ku ndodheshin vetë ajo së bashku me vajzat nga Shqipëria dhe Kosova, që kanë ngritur tre gishta në shenjën e njohur serbe, transmeton “Bota Sot”.

Siç dihet, fotografia me vajzat që kishin simbolizuar shqipen me dykrerëshe, ku përveç vajzave nga Kosova edhe Shqipëria ishin edhe ato nga Mali i Zi e Serbia, ka bërë jehonë të jashtëzakonshme në mediet dhe rrjetet sociale në Serbi, ndërkohë që foto tjetër po vlerësohet si larje mëkati për veprimin e kryer më parë.

Në foton e dërguar nga Valentina Petroviç për medien "Telegraf Jetset", shihen tri vajzat që kishin bërë shqiponjën më herët, e tash ngritin gishtat, por në të cilën mungonte përfaqësuesja e Malit të Zi Una Mugosha.

Me buzëqeshje në fytyrë edhe poza, tre gishta krahas serbes Valentina Petroviç në këtë foto gishtat i kanë ngritur edhe përfaqësuesja e Kosovës Besa Çitaku dhe ajo e Shqipërisë Frontina Gashi, të cilat një ditë më parë kishin simbolizuar me duar shqipen me dykrerëshe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat