Vrasja që tronditi Mitrovicën: Dy vëllezërit në arrati, Lundrimi për vrasjen e sotme dhe Valdrini për vrasjen e vitit 2016

Lajme

Vrasja që tronditi Mitrovicën: Dy vëllezërit në arrati, Lundrimi për vrasjen e sotme dhe Valdrini për vrasjen e vitit 2016

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:14
Valdrin Beqiri

Një vrasje e rëndë me thikë ka tronditur Mitrovicën, ku ka mbetur i vdekur 25 vjeçari Albert Muja.

Media mëson se i dyshuari për vrasjen e rëndë është Lundrim Beqiri, vëllai i Valdrin Beqirit.

Ky i fundit, pra Valdrin Beqiri kreu vrasjen e rëndë me kallashnikov tek gjimnazi “Frang Bardhi” në vitin 2016 dhe momentalisht ndodhet në arrati, pasi që gjykata javë më parë i’a kishte rritur dënimin edhe për 5 vite, ndërkohë që ishte liruar pas disa vitesh burgim të mbajtura sipas aktgjykimit të shkallës së parë.

Pra, dy vëllezërit ndodhen në arrati.

Image
Albert Muja personi i vrarë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat