Prindërit e Lundrim dhe Valdrinit, të afërt me PDK-në: Babai i punësuar në Kuvend në kohën e Kadri Veselit, nëna ish asambliste

Lajme

Prindërit e Lundrim dhe Valdrinit, të afërt me PDK-në: Babai i punësuar në Kuvend në kohën e Kadri Veselit, nëna ish asambliste

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:03
Albert Muja, Valdrin Beqiri

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmë ka tronditur Mitrovicën, ku mbeti i vrarë 25 vjeçari Albert Muja pas therrjes me thikë.

U raportua se dy të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje janë Lundrim Beqiri dhe A.Z. që shoqëronte këtë të fundit.

I dyshuari kryesor, Lundrim Beqiri, është vëllai i Valdrin Beqiri që në vitin 2016 kishte vrarë një nxënës me kallashnikov tek gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Prindërit e vëllezërve Beqiri janë të afërt me PDK-në.

Babai i vëllezërve Beqiri, Esat Beqiri, ishte punësuar në Kuvendin e Kosovës në kohën kur legjislativin e drejtonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kurse nëna e tyre, Valbona Fazliu Beqiri, ka qenë asambliste e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Image
Kadri Veseli dhe babai i të dyshuarve për vrasjen e Albert Mujës

Vëllezërit Beqiri ndodhen në arrati.

Lundrimi për vrasjen e mbrëmshme, kurse Valdrini për vrasjen e vitit 2016 pasi së fundi Apeli kishte marrë vendim për t’ia vazhduar burgimin edhe për 5 vite pas lirimit kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat