“Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut”/Kelmendi: Lajmi më i keq për Kosovën

Lajme

“Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut”/Kelmendi: Lajmi më i keq për Kosovën

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:46
Adriatik Kelmendi

Në dhjetor pritet të mbahet se Samiti për Demokraci i organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Gjatë ditës së sotme u raportua se më 9-10 dhjetor, Biden do të jetë nikoqir i një samiti virtual për udhëheqësit e qeverive, shoqërisë civile dhe sketorit privat, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia dhe do të ofrojë një platformë ku udhëheqësit angazhohen, individualisht ose kolektivisht, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Lista e qeverive të ftuara në këtë samit nuk është bërë publike, por mediumi amerikan “The Politico” ka siguruar një listë të vendeve që do të ftohen.

Në këtë listë jozyrtare, Kosova nuk është ndër qeveritë e ftuara të Biden. Nga vendet e rajonit s’u ftuan as Serbia dhe Bosnje e Hercegovina derisa Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesë e listës.

E publicisti Adriatik Kelmendi reagoi pas këtij lajmi duke thënë se është më i keqi për Kosovën i kohëve të fundit.

Sipas tij, mos-ftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme.

Postimi i plotë:

Lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën ndodhi sot.

Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut dhe Hungarinë e Orbanit është shuplaka më e rëndë që mund ta marrim.

Mos-ftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme.

Nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë - mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare, të vetmit pa liberalizim vizash, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, duke ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në geto mezerie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat