“Amerika i ka dërguar vërejtje Albin Kurtit, ajo dëshiron që pushteti i Prishtinës të jetë më tolerant dhe do i bëjë presion për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit dhe asociacioni, në anën tjetër Serbia mban në dorë argumentimin dhe iniciativën”, ka vlerësuar ish-ambasadori Milisac Paiç, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.
Mediat serbe shkruajnë se, Kosova ka marr porosi jo të këndshme nga Uashingtoni, e fundit është përmbushja e marrëveshjeve dhe asociacionit të komunave. Kjo është një lloj vërejtje për kryeministrin Kurti, që tenton të mbetet në pushtet në valën e refuzimit të vazhdueshëm të obligimeve të marrëveshjes së Brukselit, që paralajmëron drejtimin ku do orientohet presioni amerikan vlerësojnë biseduesit e “Kurir”.
“Qëndrimi i ShBA nuk ka ndryshuar, është me rëndësi thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë obligimet e veta për përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve. Kjo nënkupton edhe asociacionin. Ne nuk përshkruajmë si duhet përmbushet ajo marrëveshje apo ndonjë tjetër. Teknika e përmbushjes është në duart e palëve”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ish-ambasadori Paiç tha se mund të priten presione nga Uashingtoni për Prishtinën, sepse Amerikës nuk i konvenon fotografia që pushteti në Kosovë paraqitet si e palëkundur dhe jo tolerante.
“Ka indikacione se Amerika do jetë më vendosur në presionin ndaj Prishtinës për të përmbushur çdo gjë nga marrëveshja e Brukselit, edhe formimin e asociacionit. Amerikës nuk i konvenon që Kosova ka pushtet që tregon me përkushtim mosgatishmëri në realizimin e asaj që ka nënshkruar, sepse në atë situatë argumentimi dhe iniciativa janë në duar të Serbisë. Por nuk besoj se Uashingtoni në atë gjë mund të llogaris në Kurtin, i cili në tregimin e shkeljes së marrëveshjes së Brukselit dhe asociacionit ka ndërtuar të gjithë platformën e vetë, e nuk do mundet të dërgojë në veri njëstet speciale dhe demonstrojë një lloj sovraniteti”, sqaron Paiç.