Mediet serbe “kryqëzojnë” Gjilasin për fyerje të serbëve të Kosovës

Lajme

Mediet serbe “kryqëzojnë” Gjilasin për fyerje të serbëve të Kosovës

Nga: F. B. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Dragan Gjilas

Pas takimit mes Dragan Gjilas edhe Gabriel Eskobar në Uashington nuk ka më dilema se një pjesë e opozitës e tubuar rreth Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë pret ndihmë nga ShBA për rrëzimin e Vuçiqit, ndërsa njerëzit nga administrata e Biden të caktuar për Ballkan nuk janë të “neveritshëm” në atë që në presionet në Beogradin rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës edhe Srpskes të shfrytëzojnë faktorin brendshëm në Serbi, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Vetëm pak ditë pasi Partia Popullore e Jeremiç ftoj të huajt të intervenojnë në Serbi duke shpresuar se ambasadori i ri amerikan Kristofer Hill vjen me mandat të rrëzojë Vuçiqin, zëvendësi i tij Stefanoviç dhe Gjilas përgatitën bagazhet dhe u nisën për në Uashington.

Alarmin e ngritën posaçërisht deklaratat e Gjilas për Kosovën pas takimit me ndihmës sekretarin amerikan Eskobar, që sipas shumëkujt një pjesë e opozitës është e gatshme të tregtojë edhe me çështjet më të rëndësishme kombëtare.

Në të vërtetë Gjilas për “Zërin e Amerikës” tha se në Kosovë “keni njerëzit që janë kriminel, të akuzuar nga anë të ndryshme, të dyshimtë që formojnë listën e tyre dhe marrin 99 për qind të votave dhe ulen në qeverinë e Kosovës”.

Për Vuçiqin nuk ka dilemë se konstatimet e Gjilas  se serbët në Kosovë posaçërisht Lista Serbe është kriminele, është fryt i dëshirës së tyre që dikush nga jashtë të i sjell në pushtet.

 “Çdo gjë që është kundër Serbisë ata do ta mbështesin, sa pak ju duhet të poshtërohen duke iu josh tjerëve, sepse mendojnë se ndihma e vetme mund të jetë që dikush nga jashtë të iu jep pushtetin. Në Serbi për pushtetin vendosin qytetarët e saj dhe jam i sigurt  dhe do marrin përgjigje racionale për këtë”.

Rreth deklaratës së Gjilas se me Eskobar kanë biseduar kundër krimit e korrupsionit, Vuçiq tha se nuk mund të besojë se këtë e ka thënë lideri i SSP “Paramendoni Gjilas flet për lufton kundër krimit, edhe Verica Baraç rrotullohet në varr, kjo është sikur Al Kapone të bëhet klerik dhe të mësoj njerëzit për pendesë në mëkate. Mos të besosh çka është e mundshme”.

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petkoviç tha se lideri i SSP midis ShBA-ve “në stilin e lobuesve shqiptar” sulmoi serbët e Kosovës “Gjilasit i pengon SL që natë e ditë janë me popullin në barrikada dhe ndajnë fatin në mbrojtje të vatrave, e nuk i pengon Kurti për të cilin nuk e ka fol asnjë fjalë. Tash shihet qartë shkaku i udhëtimit të tij në Amerikë, në kohën kur Kurti kërcënon me aksione të njëanshme në veri, Gjilas i ndihmon politikanët shqiptar në dëm të serbëve. Ai është marri edhe turp për çdo serb të Kosovës, por nuk ka dyshim se kreu punën lotuese në mbretërinë mandate prej 619 milionë dhe do merr duartrokitje nga Kurti dhe politikanët në Prishtinë”.

LS ka reaguar ndaj Gjilas se serbët e Kosovës pa marr parasysh sa ka paguar në goditjen lotuese kundër tyre edhe Serbisë ata do të jenë me Vupiq edhe do luftojnë për interesa kombëtare dhe mbijetesë në Kosovë. Ata e quajtën politikën e Gjilas si “tradhtare edhe  nënshtruese” për çka nuk ka mbështetje as një për qind në Kosovë.

Ognjen Karanoviç nga Qendra për shoqëri stabile tha se takimi Gjilas-Eskobar tregoi pjesën jo sistemore dhe jashtë parlamentare të opozitës në Serbi dhe përpiqet të sillet sikur opozita demokratike në vitin 2000 që me ndihmën nga jashtë të vijë në pushtet, po ajo që i mungon është vota e popullit.

“Takimi dëshmon sjelljen kundër shtetërore të opozitës, që nuk llogarit në vota të popullit, por shpresojnë se përfaqësuesit e ShBA-ve do përfshihen në luftën e brendshme politike në Serbi. Gjilas nuk është i vetëdijshëm se nuk jemi në vitin 2000 dhe kundër vetës nuk e ka Millosheviqin, por popullin serb që tash e një dekadë mbështet dhe i beson Vuçiqit. Gjilas mund të ketë shuma të mëdha materiale, kontroll në media por nuk ka mbështetje nga populli. Por mbetet të shihet nëse veç nuk e ka bërë deri tash, të kalojë hapin e fundit të opozitës jo patriotike kah hapi tradhtar që të ofrojë Kosovën, nëse ShBA i premton mbështetje për të ardhur në pushtet, që mbetet të shihet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat