Prokurori tregon gjendjen e të mbijetuarëve të tragjedisë

Lajme

Prokurori tregon gjendjen e të mbijetuarëve të tragjedisë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Lubomir Joveski

Prokurorët publik Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskoska kanë vizituar të mbijetuarit e tragjedisë së sotme në Spitalin e Sofjes, shkruan gazeta LAJM.

Pas kësaj vizite para medieve ka folur prokurori Joveski i cili ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve që arritën t’i shpëtojnë tragjedisë që ndodhi nga aksidenti me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

“Tek disa pacientë duhet të kryhen operacione që nuk janë të komplikuara. Kështu që të gjithë pacientët që janë të shtrirë në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, tha Joveski.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autobusi i kompanisë “Besa Trans” u përshi nga flakët në autostradën e Bullgarisë.

Nga ky akisdent janë shkaktuar 46 viktima, ndërsa 7 persona janë lënduar.

Në tragjedinë e rëndë mbetën të vdekur edhe 12 fëmijë, ndërsa viktimat ishin kryesisht shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat