Babai i djalit të plagosur me postim prekës: Më pyeti për shokët, i thashë se kanë shkuar në parajsë

Lajme

Babai i djalit të plagosur me postim prekës: Më pyeti për shokët, i thashë se kanë shkuar në parajsë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:57
Afrim Turkaj

Afrim Turkaj, babai i të riut të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan, ka bërë një postim prekës.

Ai ka njoftuar se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta.

Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë”, shkruan babai i të plagosurit në aktin e djeshëm kriminal në Gllogjan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat