Çfarë po paralajmëron Miroslav Lajçak? Bashkimi Evropian po i humb këto shtete...

Lajme

Çfarë po paralajmëron Miroslav Lajçak? Bashkimi Evropian po i humb këto shtete...

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:04
Miroslav Lajçak

Bashkimi Eurppian mund të humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejton hapat në procesin e integrimit për gjashtë vendet e rajonit. Paralajmërimi është dhënë nga i dërguari i posaçëm i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Trembem se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, që është i përkushtuar ndaj vlerave tona", tha Lajçak.

Diplomati sllovak nuk iu referua ndonjë vendi të caktuar, por nënkuptoi në fjalën e tij se sidomos zhvillimet në Bosnje dhe Serbi kërcënojnë perspektivën europiane të këtyre vendeve. Ai foli për një rrezik të ri në rajon, përpos atij të ndikimit të vendeve të treta, si Rusia e Kina.

“Në mungesa të alternativës europiane, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare”, tha Lajçak.

Megjithatë, sipas Lajçak, Bashkimi Europian ka plot probleme me vendet anëtare sot dhe për anëtarësimet e reja duhet të sigurohet që të mos importojë probleme shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat