“Prishtina vazhdon të bëjë të pakuptimtë dialogun”, thonë Petkoviç e ambasadori rus Harçenko

Lajme

“Prishtina vazhdon të bëjë të pakuptimtë dialogun”, thonë Petkoviç e ambasadori rus Harçenko

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Petar Petkoviq

Petkoviç ka zhvilluar sot takim me ambasadorin rus Harçenko rreth vazhdimit të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit. Shefi i zyrës së (ashtuquajtur) për Kosovë, Petkoviç falënderoi Rusinë për mbështetjen në mbrojtjen e integritetit të Serbisë, ndërsa akuzoi Prishtinën se e bënë të pakuptimtë dialogun, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ata kanë biseduar për raundin e fundit të dialogut dhe gjasat për vazhdimin e bisedimeve. Sipas kumtesës së zyrës për Kosovë, Petkoviç nënvizoi se Prishtina ka vazhduar me praktikën e bërjes pa kuptim të dialogut, ndërsa refuzimin kategorik të delegacionit të Prishtinës për të biseduar çështjen e asociacionit, rrezikon të sjell në erozion marrëveshjen e Brukselit por edhe autoritetin e bashkësisë ndërkombëtare që është garant i përmbushjes së saj.

“Për shkak të obstruksionit të Prishtinës nuk kishte kushte për biseda direkt të delegacioneve, por vetëm për biseda bilaterale mes të dërguarin special të BE-së Lajçak”, tha ai.

Ai u ankua te Harçenko se Prishtina kësaj radhe shkoi një hap tutje, duke refuzuar të bisedoj edhe për çështjen e energjetikës, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Kurti. Sipas Petkoviç Beogradi është i gatshëm që në çdo moment të përgjigjet ftesës për vazhdimin e dialogut dhe pret ndalimin e obstruksionit të bisedimeve, por edhe konsideron se ka ardhur koha që të ndalohet toleromi i shkeljes së marrëveshjeve të arritura si dhe hapave të rrezikshëm e të papërgjegjshëm nga ana e Prishtinës.

Duke falënderuar ambasadorin rus për mbështetjen e deritashme të Moskës në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë, Petkoviç tha se lidhjet vëllazërore mes dy popujve dhe raporti i mirëkuptimit thelbësor me besimin e ndërsjellë edhe më tutje janë themel i raporteve të jashtëzakonshme mes shteteve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat