Biznesmeni Burim Piraj ndan rrogën e 14-të, pronari falënderon punëtorët për punën e bërë

Lajme

Biznesmeni Burim Piraj ndan rrogën e 14-të, pronari falënderon punëtorët për punën e bërë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:17
Burim Piraj

Pronari i kompanisë “Meka halal food”, Burim Piraj, i ka falënderuar të gjithë të punëtorët e kësaj kompanie për punën e tyre.

Ai ka njofttuar se ka ekzekutuar pagën e 14-të për punëtorët e tij.

Postimi i plotë:

Falënderimi i pafund dhe lavdi i takojnë vetëm Zotit!

I falënderoj bashkëpunëtorët, konsumatorët dhe të gjithë njerëzit e mirë që kanë dhënë kontribut që të arrijmë ti realizojmë planifikimet për vitin që shkoj 2021 dhe sot dolëm faqebardhë duke i ekzekutuar pagat e 14'ta sipas planifikimit dhe traditës.

I lutemi të Madhit Zot për ditë më të mira për të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar!
Zoti ju bekoftë!
Paqja qoftë mbi ju!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat