Staroviç e quan sukses të vogël letrën e kongresistëve amerikanë

Lajme

Staroviç e quan sukses të vogël letrën e kongresistëve amerikanë

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:08
Nemanja Staroviç

Sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme Nemanja Staroviç ka deklaruar se letra e 16 kongresistëve amerikanë ku nga presidenti Joe Biden kërkohet avancim i raporteve mes Serbisë edhe ShBA-ve lajm me rëndësi që tregon se Serbia ka ndryshuar dhe ka kapacitet të projektojë fotografinë e vetë anekënd botës, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ky reagim vjen pas publikimit të letrës së kongresistëve amerikan që kuptohet si mbështetje ndaj Serbisë.

Ata iu drejtuan presidentit Biden për ta inkurajuar që në dritën e 140 vjetorit të raporteve mes ShBA-ve dhe Serbisë, administrata e tij të thellojë raportet mes dy vendeve.

Sekretari Staroviç tha se kjo përbënë lajm të mirë dhe rezultat të punës edhe angazhimit të ambasadës serbe në Uashington në vitin që kaloi.

"Gjuriç si ambasador me punën e vetë ka dyfishuar numrin e grupit pro-serb të kongresistëve amerikan, këta janë një lloj grupi i miqve me Serbinë. Kemi letrën e kongresistëve ku ata janë nga dy partitë kryesore dhe kjo ka rëndësi”, tha ai.

Ai nuk mban mend që Serbia të ketë pasur një mbështetje të tillë në të kaluarën në kongresin amerikane, përkatësiht numër kaq të madh të nënshkruesve të kësaj letre.

"Për këtë aktivitet Serbia nuk ka angazhuar ndonjë agjenci lotuese, por vetëm me aktivitet diplomatik”, tha Staroviç.

Staroviç tha se ky lajm ka zgjuar pakënaqësi tek politikanët shqiptar në Prishtinë para së gjithave është lëkundur mbështetja apriori dhe mbështetja pa rezervë amerikane.

"Janë mësuar ata që nga Uashingtoni përherë situata të shihet në binar të njëjtë ku kemi aleat absolut dhe rival absolut, ku në atë relacioni për serbët ishte i rezervuar roli i djemve të këqij”, sqaroi Staroviç.

Ky opinion sipas tij është krijuar viteve të 90-ta, por në Prishtinë nuk mund të kuptojnë se Serbia ka ndryshuar dhe ka kapacitet për të treguar vetën në pamje tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat