Terapistja familjare: Largojeni fëmijët nga telefonat

Lajme

Terapistja familjare: Largojeni fëmijët nga telefonat

Më: 21 mars 2022 Në ora: 12:52
Adelina Toplica Badivuku

Në emisionin “Rritë” ka qenë e ftuar terapistja familjare e cila jeton dhe vepron në Londër, Adelina Toplica Badivuku.

Toplica-Badivuku në Tëvë ka thënë se prindërimi është rol i përjetshëm të cilin e zgjedhin shumë çifte.

“Na shumë shpesh mendojmë që barrën kryesore e mban nana, në realitet barra duhet të jetë e ndarë në mes të dy prindërve sepse në fund të ditës fëmiju ka nevojë për të dy prindërit”, ka thënë Toplica-Badivuku.

Tutje ajo ka folur edhe për ekspozimin e fëmijëve në ekrane, që sipas saj është shumë e rrezikshme për fëmijët, duke apelaur te prindërit që t’i largojnë fëmijët nga telefonat.

“Largojeni fëmijën prej ekspozimit në ekran, sa ma shumë që është e mundshme, nëse vazhdojmë me i rritë fëmijët në këtë mënyrë atëherë gjenerata e reja nuk kanë me pasë aftësi të komunikimit verbal”, ka thënë Toplica-Badivuku në Tëvë.

Ajo ka theksuar se pothuajse çdo karrocë që e shehë në rrugë, ka thënë se po e sheh edhe një fëmijë të hutuar me një telefon.

Përveç dëmit në sy, në shëndetin fizik po ndikon shumë në aftësi të socializimit të fëmijut, ka thënë terapistja familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat