S’u pajtuan për 25 euro, gruaja e rrahu burrin me bisht fshese

Lajme

S’u pajtuan për 25 euro, gruaja e rrahu burrin me bisht fshese

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një plagë në kokë 45 vjeçarit, N.R nga Shiroka e Suharekës ia shkaktoi gruaja e tij.

Pa dashur të prononcohet para kamerës ky tregon se bashkëshortja e sulmoi pas një debati për harxhimin e 25 eurove që nisi për shkak të kushteve të rënda financiare në familje.

38 vjeçarja fillimisht atë e goditi me bisht të fshesës dhe më pas me furnelë, që në popull njihet me emrin sllav, reshov.

Për trajtimin e plagëve të marra, viktima u dërgua në emergjencën e Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat