Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur në filjalin e BKT-së

Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur në filjalin e BKT-së

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:00
hoqata e Bankave të Kosovës

Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për grabitjen e një filiali të BKT-së në Dardani, ku thuhet se e dënojnë ashpër këtë akt kriminal si dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse të jenë më të përkushtuara për parandalimin e zbulimin e këtyre rasteve.

“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”.

Në komunikatë thuhet se në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me një numër të lartë të sulmeve të armatosura e këtë po e shohin si një shqetësim serioz.

“Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat