​Konjufca: Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur dhe i diskriminuar në Evropë

Lajme

​Konjufca: Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur dhe i diskriminuar në Evropë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 19:13
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të cilin ka thënë se guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.

Konjufca ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë.

“Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi.

Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat