EULEX: Pikat kufitare në Merdarë dhe Mutivodë janë plotësisht funksionale

Lajme

EULEX: Pikat kufitare në Merdarë dhe Mutivodë janë plotësisht funksionale

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:06
Pikat kufitare në Merdarë

Misioni i Evropian për sundim të ligjit në Kosovë e ka quajtur një përparim pozitiv funksionimin total të pikë kalimeve kufitare Merdarë e Mutivodë.

EULEX ka theksuar se kjo do të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët që i përdorin këto pikë kalime kufitare.

“Zhvillim pozitiv: Pikat e Përbashkëta të Kalimit në Merdarë dhe Mutivodë janë plotësisht funksionale!

Kjo do të reduktojë kohën e pritjes për pasagjerët, duke bërë një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve që i përdorin ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat