​MD: Pranvera Ejupi është shkarkuar për shkak të mos raportimit të saktë

Lajme

​MD: Pranvera Ejupi është shkarkuar për shkak të mos raportimit të saktë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:53
Pranvera Ejupi

Edhe pse drejtoresha e divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, thotë se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në Ministrisë e Drejtësisë, thonë se ajo është shkarkuar.

Genc Nimoni, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka thënë për KosovaPress, se Ejupi-Hajzeraj është shkarkuar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj dhe gjithashtu për mosraportim të saktë.

Ndërkohë, gjatë ditës, Pranvera Ejupi ka thënë se dje ka dhënë dorëheqje.

Ajo ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat