Hill nuk e lë rahat Vuçiqin, sot përsëri takohen

Lajme

Hill nuk e lë rahat Vuçiqin, sot përsëri takohen

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:51
Christopher Hill dhe Vuçiq

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill sot takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi do të mbahet në orën nëntë në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit të Republikës, u njoftua nga Shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit të Serbisë.

Më 15 tetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan Joseph Biden emëroi Hill-in si ambasadorin e ri të SHBA në Serbi.

Ambasadori i ri amerikan është një diplomat me përvojë, njohës i rajonit dhe mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Biden.

Në intervistën e djeshme për gazetën serbe “Politika”, Hill ka thënë se ndryshe nga dikur, kur mendohej se kishte një rrugë të tretë për Serbinë, se Serbia nuk ishte as Lindje e as Perëndim, se ishte disi e veçantë, se shkonte në rrugën e saj, tani shumica e serbëve mendojnë se ka rrugë të drejtë dhe rrugë të gabuar dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur. Ai shtoi se rruga e drejtë është BE dhe Perëndimi.

Hill gjithashtu ka theksuar se Ukraina dhe Kosova janë situata shumë të ndryshme dhe bëri thirrje që të mos lidhet ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat