“Rrezikon të paralizohet” – Largohet nga QKUK 30 vjeçarja të cilën e zuri lisi dje në Prishtinë

Lajme

“Rrezikon të paralizohet” – Largohet nga QKUK 30 vjeçarja të cilën e zuri lisi dje në Prishtinë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:50
Pamje nga rënia e lisit

“Ajo ka të thyera unazat e qafës, shpinës dhe eshtrat”, kështu tha për Insajderin dje mjeku, Sami Bajqinca.

Përkundër kësaj 30 vjeçarja ka vendosur që të mos trajtohet më. Ajo qysh dje është larguar nga hapësirat e QKUK.

Kështu konfirmuan nga Klinika Emergjente e QKUK-së.

“E njëjta nuk ndodhet më në QKUK. Dje me vetëdëshirë është larguar nga Klinika”, kanë thënë nga Emergjenca.

Sami Bajqinca – mjek në QKUK dje, tregoi detajisht për gjendjen e saj duke thënë se pacientja rrezikon të paralizohet për shkak të këtyre lëndimeve.

“Ka lëndime serioze, ka marrur lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpines, qafës, eshtra. Gjendja stabile, por pasojat mund të ndjehen më vonë sepse ka rrezik që të mbetet e paralizuar”, tha ai.

Përveç 30 vjeçares së lënduar, rënia e lisit ishte fatale për një 30 vjeçar nga Komuna e Podujevës.

Atij sot iu dha lamtumira e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat