Sot Lajçak arrin në vizitë treditore në Serbi

Lajme

Sot Lajçak arrin në vizitë treditore në Serbi

Nga: F.B Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:09
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak Miroslav Lajçak pas qëndrimit treditor në Kosovë dhe takimit me krerë të institucioneve të Prishtinës, sot do arrijë në Beograd në vizitë po ashtu treditore në Serbi, ku planifikon të takohet me krerët e Serbisë, shoqërinë civile dhe opozitën, transmeton “Bota sot”.

Presidenti i Serbisë Vuçiq do të takohet sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun dhe Ballkanin Lajçak, takimi pritet të mbahet pasdite vonë.

Zyra për shërbim në presidencën e Serbisë ka konfirmuar se takimi Vuçiq-Lajçak do të mbahet rreth orës 19.00 në ndërtesën e sekretarinë e përgjithshme të presidencës.

Pas takimit, ku pritet të diskutohet për dialogun, marrëveshjen e arritur për energji, do të diskutohet edhe mundësia siç pati thënë Lajçak ditë më parë për takimin në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit është planifikuar edhe adresimi për media nga të dy biseduesit.

Lajçak gjatë qëndrimit treditor në Beograd do të takohet edhe me kreun e deritashëm të Kuvendit Daçiq, liderët e opozitës parlamentare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e ata të bashkësisë ndërkombëtare që veprojnë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat