Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet

Lajme

Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:30
Ragmi Mustafi

Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para.

“Sipas vlerësimeve tona kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit”, është shprehur Mustafi.

“Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai.

Ndryshe, Shaip Kamberit i duhen 610 vota për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat