Vuçiq: S’do ketë takim me Kurtin në Bruksel

Lajme

Vuçiq: S’do ketë takim me Kurtin në Bruksel

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar se mund të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para pushimeve të verë.

I pyetur reth raportimeve në Kosovë se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë këtij muaji, Vuçiq ka mohuar se kjo mund të ndodhë.

Ishte vetë i  ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai që gjatë vizitës në Kosovë kishte paralajmëruar një takim të tillë të mundshëm.

Lajçak u shpreh se beson se ka një momentum të mirë për takim ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuҫiq.

Ai në vizitën e fundit qëndroi ditë në Kosovë ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike opozitare dhe vizitoi disa rajone të Kosovës.

Vizita në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u zhvillua vetëm pak ditë pasi Prishtina dhe Beogradi jetësuan një marrëveshje për energjinë për veriun e Kosovës të nënshkruar në vitin 2013. Lajçak nga Kosova paralajmëroi marrëveshje të reja Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat