Vdes Mehdi Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës

Lajme

Vdes Mehdi Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:03
Mehdi Kelmendi

Ish ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Mehdi Kelmendi ka ndërruar jetë sot, ndërsa varrimi do të bëhet nesër (09.07.2022) në Siboc të Obiliqit.

I ndjeri ishte ushtar i dalluar i UÇK-së dhe veproj kryesisht në Sibovc, Zhilivodë, Hade e Strofc, ku për kontributin e madh i ishte ndarë edhe mirënjohje nga gjeneral Mensur Kasumi.

Postimi i familjes:

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se sot ndërroi jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, babai ynë Mehdi (Tahir) Kelmendi. I ndjeri qe punonjës në KEK.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 09.07.2022 në ora 17:00 në Siboc të Obiliqit (në varrezat e lagjes së Nicajve).

E pikëlluar familja Kelmendi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat