Petkoviqi e kërcënon Kurtin: Do ta marrësh një mësim...!

Lajme

Petkoviqi e kërcënon Kurtin: Do ta marrësh një mësim...!

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 16:03
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar shpejt pas intervistës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku foli për rrezikun e një lufte të re.

Petkoviq shkroi në Facebook një postim goxha të gjatë, të cilin e titulloi kështu: “Kurti haptas do luftë, jo dialog e marrëveshje, por do të marrë mësim nga presidenti Vuçiq!”.

Me deklaratën kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Petkoviq thotë se Kurti “po bën thirrje për konflikte në Kosovë”.

“Përpjekjet e Prishtinës për ta imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra të kota për ‘njohje reciproke’ nuk janë gjë tjetër veçse taktikë për të marrë kuptim dhe për ta prishur dialogun edhe para fillimit të tij. E di që Kurti në Bruksel do ta marrë përgjigjen që thirrjet e tij militante dhe luftëtare meritojnë nga presidenti Aleksandar Vuçiq”, shkroi Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat