“Do të ishte një dhuratë në duart e Serbisë”/ Deputeti shqiptar flet për mbajtjen e shamisë në shkollat e Kosovës

Lajme

“Do të ishte një dhuratë në duart e Serbisë”/ Deputeti shqiptar flet për mbajtjen e shamisë në shkollat e Kosovës

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:29
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, në rubrikën opinion në News24, foli mes të tjerash edhe mbi projektligjin për mbajtjen ose jo të shamisë në ambientet shkollore, një ligj ky i cili ka nxitur një debat publik në Kosovë.

Ai tha se kjo do të ishte një dhuratë në duart e Serbisë dhe se shqiptarët duhet të kuptojnë që kombi vjen përpara fesë, të cilën e quajti një pjesë personale, që gjithkush e ndjen në vete dhe në shtëpinë e tij.

Gjekmarkaj solli në vëmendje edhe faktin që Serbia, dikur me Milosheviçin e sot me Vuçiçin, janë përpjekur ta portretizojnë shqiptarinë jo si komb por të lidhur me religjione, në përpjekje për të bërë Perëndimin të pendohet për ndërhyrjen e vitit 1999.

“Kam folur si një nga anëtarët e kombit shqiptar, si një njeri që pretendon që njeh historinë  e vendit të tij, Shqipërisë e Kosovës, historinë e kontinentit ku kemi qenë dikur dhe duam të rikthehemi.  Diversiteti dhe toleranca fetare na karakterizon. Nuk kemi pse aplikojmë norma të një shteti tjetër të stilit arab. Jemi shqiptarë e kemi zakonet tona. Një fëmijë 11-12 vjeç, nuk jam dakord të vërë shami sepse është i pavetëdijshëm, nëse e vendos kur është mbi 18 është gjë tjetër.

Propaganda e Serbisë, fillimisht me Milosheviçin e tani edhe me Vuçiçin, janë përpjekur që shqiptarët ti nxjerrin si identitet religjioz, të quhen turq, boshnjakë por jo shqiptarë. Kanë qenë të gatsh tu ofrojnë lehtësiora vetëm të mos identifikohen si shqiptarë. Kishin një problem shumë të madh me këtë emër serbët, çka solli edhe luftën në 1999, ku Perëndimi më pas u detyrua të bombardojë një shtet të krishterë si Serbia dhe mbrojti një vend mysliman si Kosova. 

Demokracia ksoovare është bijë e perëndimit, e laicitetit, bijë ku besimi fetar duhet të jetë i lirë në një shtet të lirë, por jo të përdoret për liria për të vrarë vetë lirinë, sepse mbulesa  është një vrasje e lirisë, aq më tepër kur vihet në moshë të vogël. Luftrat ballkanike kanë përdorur fenë si ingredient kryesor. Shqiptarët duhet të kenë vetëdijen kombëtare që duhet të prevalojë mbi fenë, e cila duhet të jetë individuale në shtëpinë e tij, jo në sheshet publike dhe në shkolla. Luftërat në Lindjen e Mesme dhe pjesëmarrja e luftëtarëve shqiptarë kundër perëndimit atje.

Është përdorur kundër shqiptarëve në mënyrë strategjike dhe shfarosëse për imazhin, populli i Kosovës paraqitet si integralist, ndërkohë që është e kundërta. Debati në ‘99 ku teza të tilla mbilleshin e zinin vend. Synimi i Serbisë është që të bëjë perëndimin të pendohet për lirinë e Kosovës, për luftën kundër Serbisë, ky do të ishte atentat për imazhin e shqiptarëve dhe dhuratë në duart e Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat