Përse erdhi me urgjencë në Tiranë? Rama zbulon çfarë bisedoi me Kurtin

Lajme

Përse erdhi me urgjencë në Tiranë? Rama zbulon çfarë bisedoi me Kurtin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:16
Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në selinë e OKB-së, ka folur për situatën politike në Shqipëri, sulmet e Iranit dhe takimin me presidentin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nga moderatori i emisionit “opinion” se përse Kurti erdhi me urgjencë në Tiranë, Rama tha se nuk ishte aspak takim urgjent, ishte një drekë e planifikuar.

Ai tha se në qendër të bisedimeve ka qenë kriza energjetike.

Pjesë nga biseda:

Rama: Pse Kurti mbërriti me urgjencë?

Rama: S’ka qenë me urgjencë, ishte një drektë e planifikuar shumë kohë më parë.

Pyetje: Për çfarë keni diskutuar?

Rama: Kemi folur për krizën energjetike. Kosova ka një situatë shumë të vështirë, shumë të vështirë se ne, ka një bazë strukturore shumë të vjetër. Një termocentral të vjetër. Ka një konjukturë jashtëzakonisht të Shqipërisë.

Pyetje: E si mund ta ndihmojmë?

Rama: Kemi folur se si mund të bëjmë më shumë.

Pyetje: Rrezikon Kosova të ketë kufizim?

Rama: Ka. Në dimër mund të ketë shumë më shumë.

Pyetje: A mund ta ndihmojmë Kosovë?

Rama: Ne mund të këmbejmë. Kur ne kemi mundësi të këmbejmë ne këmbejmë, por është e limituar mundësia që ne të ndihmojmë përtej një niveli të caktuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat