Eskalon Vulin, ofendon BE-në pas raportit të KE-së

Lajme

Eskalon Vulin, ofendon BE-në pas raportit të KE-së

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:37
Aleksandar Vulin

Duke komentuar raportin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku Serbisë i kushtëzohet rruga evropiane e saj me vendosjen e sanksionet ndaj Rusisë, nuk i kurseu shpërthimet histerike ministri fashist i brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Vulin, i cili jo rrallëherë vlerësohet si ventrilokist i Aleksandar Vuçiç, fillimisht e hodhi ndaj eurodeputetit dhe raportuesit për Malin e Zi, Tonino Picula, të cilin e quajti “autor” të Raportit, dhe “mercenar ustash”.

“Nëse të ligat e ustashëve janë pikëpamjet e Bashkimit Evropian, atëherë mercenari i Millo’s [Gjukanoviçit] janë fytyra e vërtetë e BE-së. Nëse BE dëshiron të detyrojë Serbinë të vendos sanksione ndaj Rusisë përmes shantazhit, atëherë BE është një aleancë shtetesh që kishin ndarje nën Stalingrad”, ka thënë Vulin.

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar një raport në të cilin kërkohet që negociatat e anëtarësimit me Serbinë të kushtëzohen me respektimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Duke theksuar se BE-ja duhet të ketë prioritet përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, negociatat e pranimit me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse vendi respekton sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat në lidhje me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat