Pacolli, në mesin e 500 mysafirëve në dasmën e vajzës së Trump

Lajme

Pacolli, në mesin e 500 mysafirëve në dasmën e vajzës së Trump

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:49
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është një nga 500 mysafirët e huaj që janë të ftuar në dasmën e Tiffany Trump, vajzës së ish-Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

“Sot jemi në Palm Beach, Florida, ku vajza e Ish-Presidentit Donald Trump, Tiffany martohet me Michael Boulous.

Në mesin e 500 mysafirëve ndërkombëtarë i ftuar është edhe z. Behgjet Pacolli si mik i familjes.

Dasma po mbahet në resortin e njohur të Donald Trump, Mar-a-Lago”, ka shkruar Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat