Media serbe: Si i mashtroi serbët, Lista Serbe në 54 sekonda dhe u betua për Kosovën e pavarur

Lajme

Media serbe: Si i mashtroi serbët, Lista Serbe në 54 sekonda dhe u betua për Kosovën e pavarur

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:21
Lista Serbe

Në vetëm dy javë, Lista Serbe arriti të krijojë një kthesë të vërtetë kopernikane (teoria e Imanuel Kantit), të denjë për dramën e regjisorëve më të mirë në botë.

Për vetëm dy javë, pra nga 5 deri më 17 nëntor, anëtarët e Listës Serbe nga veriu i Kosovës, nga performanca para kamerave, kur policët hoqën uniformat në shenjë revolte, kaluan në solemnitetin e betimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u verifikuan të enjten mandatet për deputetët e rinj nga Lista Serbe.

Kështu shkruan “Nova”, media e pavarur serbe. “Kishte diçka të rreme, disi të inskenuar, në faktin se policët vendosën të hiqnin uniformat dhe të thoshin me zë të lartë “mjaft më mjaft” para kamerave televizive. Ata ishin ngopur që askush të mos i respektonte, me serbët që shtypnin veten, ndërsa përfaqësuesit e Kosovës me këmbëngulje refuzonin të gjitha kërkesat e tyre. Me mbështetjen e heshtur të Beogradit, i cili gjithashtu premtoi ndihmë financiare për një vendim të tillë, Lista Srpska njoftoi se do të largohet nga të gjitha institucionet, përfshirë pushtetin ekzekutiv, policinë dhe gjyqësorin, dhe do ta kthejë situatën në periudhën para Marrëveshjes së Brukselit. e cila u iniciua në vitin 2013. Ata u larguan nga institucionet me premtimin se nuk do të kthehen atje derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet e dakorduara, që do të thotë derisa të tërheqë vendimet për riregjistrimin e automjeteve dhe derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, shkruan kjo media.

Tutje “Nova” shkruan se “në pak ditë u kthyem 10 vjet mbrapa, që ishte një lëvizje radikale e denjë për vëmendjen e mediave botërore, por edhe interesin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Qytetarët besuan se kjo ishte një kthesë e madhe politike me pasoja të mëdha, por çfarë mund të themi për periudhën 5-17 nëntor. Vetëm në më pak se dy javë, që kur i thamë “historikisht jo Kurtit”, u kthyem me kokë krenare për të bërë betimin para institucionit më të rëndësishëm në Kosovë. Aq zgjati patriotizmi i Listës Serbe. Në fakt, ai atdhetarizëm, pra parimor u shkatërrua për vetëm 54 sekonda, sa zgjati edhe betimi solemn i përfaqësuesve të Listës Serbe”.

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe përkushtim dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet, se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, se do të punoj për të mbrojë dhe respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, të mbrojë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës, në garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit”, thuhet në tekstin e betimit të bërë nga deputetët e Listës Serbe, të cilën para opinionit serb e sjellë kjo media.

Ish-ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, thotë për Nova.rs se njerëzit janë të zhgënjyer me vendimin e fundit të Listës Serbe, e cila vendosi të kthehet në Kuvendin e Kosovës, ku dhanë betimin të enjten.

“Ajo që bënë me betimin është kthim në institucione, kjo është e vetmja fjalë e duhur. Për këto 22 vite, sa zgjat kriza pas vitit 1999, ky është turpi më i madh i politikës sonë. Nëse keni marrë vendimin për t’u larguar nga institucionet dhe keni mbështetjen e 99 për qind të popullit në veri të Kosovës, nuk e kuptoj pse një veprim i tillë. Arsyetimi që ata dhanë është gjithashtu përtej qesharak. Komuniteti serb nuk mund të paraqitet në atë mënyrë”, ka thënë Bogdanoviq për “Nova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat