Vuçiq konfirmon takimin e nesërm me Kurtin

Lajme

Vuçiq konfirmon takimin e nesërm me Kurtin

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 10:33
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Vuçiq tha se takimi do të mbahet nesër në ora 8:00 në Bruksel.

Një nga temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave.

Ai tha se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshje.

Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e dytë e Qeverisë, ajo e shqiptimin të gjobës prej 150 eurove për veturat me targa ilegale.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat