Tirana mbledh bendet e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës e vendeve të NATO-s në koncert bamirësie për Ukrainën

Lajme

Tirana mbledh bendet e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës e vendeve të NATO-s në koncert bamirësie për Ukrainën

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 20:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se bendi muzikor i FSK-së do të performojë krah 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bendet ushtarake të vendeve të NATO-së.

Kjo do të bëhet për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar në luftën në Ukrainë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë që nga 26 Nëntori kanë organizuar javën festive, me evente që janë shtrirë në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të kulmojnë sonte me koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për Paqen”, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”.

“Në këtë event, Bendi ynë muzikor ushtarak do të performojë përkrah mbi 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, Meahj i përgëzoi artistët ushtarakë për përfaqësimin, sipas tij, dinjitoz të Kosovës dhe të ushtrisë së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat