Edhe djali i Vuçiq-it kërcënon Kosovën

Lajme

Edhe djali i Vuçiq-it kërcënon Kosovën

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 09:06
Danilo dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”.

Rrugës së babait po i shkon edhe i biri.

Se nuk ka dorëzim, po e thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri.

Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe Danilo, “Vuçiqi i vogël”.

“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiq në Instagram nën një foto ku shfaqet së bashku me babain e tij, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat