Buleshkaj: Kosova ka përparuar shumë në luftimin e korrupsionit

Lajme

Buleshkaj: Kosova ka përparuar shumë në luftimin e korrupsionit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:13
Yll Buleshkaj

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se Kosova ka përparuar shumë në luftimin e korrupsionit dhe në parandalimin e tij.

“Punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës e pasqyrojnë edhe raportet e ndryshme, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare të cilat e plasojnë Kosovën dukshëm më mirë në pozita më të mira se sa në vitet paraprake. Jemi në një rrugë të mirë, ne besojmë fuqishëm se si institucion do të vazhdojmë këtë progres sepse është shumë e rëndësishme se tempoja e mirë të vazhdojë më tutje”, tha ai.

Sipas Buleshkaj, viti 2022 është i rëndësishëm për shkak të përmbylljes së kornizës ligjore sa i përket parandalimit të korrupsionit, duke përfshirë dy ligjet që janë thelbësore siç është: Ligji për Agjencinë, i cili e saktëson punën dhe ndryshimi i ligjit për deklarim të pasurisë dhe dhuratat për zyrtarët.

Buleshkaj, vlerësoi se besimi i ngritur i qytetarëve në institucione, ka bërë që të kemi parandalim të korrupsionit dhe luftim të tij.

Ai bëri me dije se më shumë raste të konfliktit të interesit janë në nivelin qendror, ndërsa problemet që kanë të bëjnë me proceset tenderuese, janë më shumë janë tek ndërmarrjet publike, ndërsa të dyja bashkë tek pushteti lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat