Ish-diplomati serb: Çnjohjet tregojnë se shtetësia e Kosovës nuk është konfirmuar

Lajme

Ish-diplomati serb: Çnjohjet tregojnë se shtetësia e Kosovës nuk është konfirmuar

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:57
Zoran Millivojeviq

“Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe për këtë arsye fushata e njohjeve përkon me synimet afatgjata të Beogradit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, pretendon diplomati serb Zoran Millivojeviq për portalin serb “KosovoOnline”.

Siç ka “zbuluar” ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, “lista e vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës po bëhet më e gjatë dhe në “sirtarin” e Beogradit është edhe një shtet tjetër që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Është gjithsej vendi i 10-të që ka ndryshuar vendimin e tij kështu që aktualisht nga 193 anëtarë të OKB-së – “105 nuk e njohin Kosovën”.

Millivojeviq pretendon se Beogradi “e ndërpreu” përkohësisht atë fushatë “duke respektuar” Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa pala kosovare “nuk e respektoi”, kështu që fushata e çnjohjeve vazhdoi”.

“Ne do t’i përmbahemi kësaj strategjie sepse nuk po heqim dorë nga Kosova. Ne nuk po e publikojmë listën e vendeve që tani e kanë tërhequr njohjen “për të mos i futur në telashe”, por kur të gjykohet se është momenti i duhur, do ta publikojmë atë listë”, pretendon edhe Millivojeviq.

Sipas fjalëve të tij, “këto çnjohje, ku vendet po ndryshojnë qëndrim e tyre të mëparshëm, tregon se shtetësia e Kosovës nuk është konfirmuar”.

“Kjo ka pasoja të thella, të rëndësishme gjeostrategjike për interesat e Serbisë. Rritja e numrit të vendeve që nuk e njohin Kosovën na ndihmon në pengimin e qasjes në Kosovë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare siç është Interpoli, UNESCO dhe përfundimisht OKB-ja. Madje edhe në këto organizata që kanë aplikuar tani si KE dhe BE, është e rëndësishme të theksohet se mjedisi politik po ndryshon dhe dalëngadalë po bëhet e qartë për vendet që e kanë njohur Kosovën se shtetësia e tyre është e paqëndrueshme. Është e rëndësishme të vazhdohet me këtë politikë sepse Serbia tregon se kurrë nuk do heqë dorë nga Kosova”, përfundon ish-diplomati i Millosheviqit, propagandën e tij për konsum të brendshëm politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat