Gani Geci në burg, këto janë fjalët e para të Halil Gecit

Lajme

Gani Geci në burg, këto janë fjalët e para të Halil Gecit

Nga: N. Sh. Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:49
Gani Geci

Vëllau i madh i Gani Gecit ka publikuar një fotografi të Ganiut, i cili sot ka shkuar për të vuajtur dënimin e tij dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur thirrjes së Gjykatës.

Halili thotë se së bashku me vëllezër, djemtë e tyre dhe me miq e shokë e kanë përcjellë Ganiun, i cili sipas tij, me përkushtim i nënshtrohet dënimit.

Halili uron që të kthehet sa më shpejt Ganiu.

Postimi i plotë:

Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tonë dhe miq e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet dënimit.

Urojmë të kthehet sa më shpejt dhe me nderë si gjithmonë. Gjithmonë së bashku do ja dalim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat