Vuçiq takohet me Dodik, diskutojnë edhe për Kosovën

Lajme

Vuçiq takohet me Dodik, diskutojnë edhe për Kosovën

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, me të cilin ka diskutuar për shumë çështje, përfshirë edhe Kosovën, bën të ditur Vuçiq përmes postimit në Instagram.

“Takimi i mirë me Presidentin e Republikës Serbe.

Ne diskutuam çështjet kyçe për Serbinë dhe Republikën Serbe dhe e informova Presidentin Dodik për të gjitha nismat perëndimore lidhur me Kosovën dhe Metohinë, si dhe situatën e përgjithshme në krahinën jugore.

Gjithashtu, u dakorduam që në muajin e ardhshëm do të vizitoj disa vende në RS, veçanërisht komunat më të varfra, për të cilat Republika e Serbisë do të përgatisë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe mbështetje në projekte infrastrukturore”, shkruan Vuçiq në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat